Këshilltari i Thaçit: Pse hesht Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës?

  • E.K /
  • 27 June 2020 - 20:17
 Këshilltari i Thaçit: Pse hesht Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës?

Ish i burgosuri politik, shkrimtari Ismail Syla, njëherësh edhe këshilltar politik i presidentit Hashim Thaçi, duket se është i pakënaqur me heshtjen e bashkëveprimtarëve të tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Syla ka pyetur pse po hesht Shoqata e të Burgosurve Politikë.

“Pse hesht Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës?”, ka shkruar ish i burgosuri politik, Ismail Syla.

Shoqata e të Burgosurve Politikë, sipas të dhënave online, ka mbi 30 mijë anëtarë

(Kosova Sot Online)