Limaj: Duhet të tregojmë lidership, Rama: E keni ndihmën e Shqipërisë në situatën që po kaloni

  • E.K /
  • 29 June 2020 - 15:57
 Limaj: Duhet të tregojmë lidership, Rama: E keni ndihmën e Shqipërisë në situatën që po kaloni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Në një shkrim në Facebook, kreu i Nismës, ka shkruar se me Ramën kanë diskutuar për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë për mundësinë e koordinimit të veprimeve që duhet ndërmarrim si spektër politik në Kosovë pas situatës së krijuar në vendin tonë.

“Bashkërisht konstatuam se drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnëë lidership të vërtetë në këto rrethana në të cilat po kalon vendi. Është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërorë të Kosovës që t’i lemë anash dallimet dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit.

 Kosova nuk guxon të humbas orientimin e saj dhe duhet t’i përgjigjemi me kujdes situatës, si dhe në të njëjtën kohë jam i bindur se ne do të dalim me të fortë nga kjo situatë”, ka shkruar ai.

Sipas Limajt,  Kryeministri Rama është shprehur i gatshëm që të ofroi gjithë ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat mund të kaloj Kosova.

(Kosova Sot Online)