Bashkëshorti i Vjosa Osmanit i quan shpifje pohimet për anëtarësimin e tij në AKR, paralajmëron padi

  • E.K /
  • 29 June 2020 - 19:16
 Bashkëshorti i Vjosa Osmanit i quan shpifje pohimet për anëtarësimin e tij në AKR, paralajmëron padi

Prindon Sadriu, burri i kryeparlamentares Vjosa Osmani, ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj gazetarit Valon Syla.

Sadriu ka shkruar në Facebook se është njoftuar se Syla ka deklaruar për të se është anëtar i AKR’së, partisë së udhëhequr nga Behgjet Pacolli.

Ai thotë se një deklaratë e tillë është shpifje e po bëhet në kontekst të dëmtimit të reputacionit të kryeparlamentares, Vjosa Osmanit.

“Sapo e njoftova zyrtarisht (me shkrim) për marrjen e hapave ligjor kundër tij përmes padisë për shpifje”, ka shkruar Sadriu.

(Kosova Sot Online)