Adresimi për aktakuzën, momenti kur Presidenti përmend djalin e tij Endritin

  • E.K /
  • 29 June 2020 - 20:47
 Adresimi për aktakuzën, momenti kur Presidenti përmend djalin e tij Endritin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën në mbrëmje u është adresuar qytetarëve përmes një videomesazhi për të treguar hapat e tij të mëtutjeshëm pas publikimit të propozim-aktakuzës nga Gjykata Speciale. Ai në këtë adresim e përmendi edhe djalin e tij, Endrit Thaçin.

‘’Është krejt e natyrshme që në këtë moment jo të lehtë për mua, më janë kujtuar ata që kanë dhënë jetën për liri. Të tjerë që i kam njohur gjatë rrugës time të gjatë, nga koha kur isha një djalë idealist që doja të ndryshoja botën, e deri tek e sotmja me thinja të bardha.’’

‘’Kam kujtuar momente historike e momente krejt personale. Kam menduar për prindërit e mi, gjyshërit, familjen dhe djalin tim, Endritin. Ai që sot është bërë burrë e mund ta shoh në sy pa mu dridhur qerpiku lidhur me gjoja nisjen e një procesi për krime lufte! E kam kuptuar shumë herët se ne, luftëtarët e UÇK-së, do të paguanim një çmim të madhe njerëzor, familjar e politik.’’, ka thënë presidenti.

Tutje, Thaci tha se nuk ka bërë krime gjatë kohës së luftës.

 ‘’Gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë!’’, tha ai.

(Kosova Sot Online)