Rama-SHBA’së: Nëse përshëndesin fletërrufenë, sorry but I am not with China

  • E.K /
  • 30 June 2020 - 16:21
 Rama-SHBA’së: Nëse përshëndesin fletërrufenë, sorry but I am not with China

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po e cilëson si të papranueshëm veprimin e Prokurorisë Speciale të Hagës rreth lëshimit të njoftimit për procedimin e aktakuzës për Thaçin e Veselin, drejt gjyqtarit të procedurës paraprake.

Madje, kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se s’mund të pajtohet me ata të cilët e konsiderojnë si një hap përpara për drejtësinë një njoftim të tillë.

Këtë koment ai e ka bërë derisa është pyetur për qëndrimin e SHBA’së dhe Departamentit të Shtetit Amerikan, të cilët kanë thënë se aktakuza e Speciales është një hap përpara për drejtësinë.

Sipas tij, mund të thuhet që krijimi i Gjykatës Speciale ka qenë hap drejt drejtësisë, por jo edhe fletrrufeja, siç e quan Rama, për Thaçin e Veselin.

“Nëse përshendesin fletrrufenë, sorry but I am not with China”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)