Hoti diskuton me anëtarët e Klubit të Prodhuesve të Kosovës për gjendjen në sektorin e prodhimit

  • E.K /
  • 30 June 2020 - 17:44
 Hoti diskuton me anëtarët e Klubit të Prodhuesve të Kosovës për gjendjen në sektorin e prodhimit

Kryeministri Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim disa nga anëtarët e bordit të Klubit të Prodhuesve për të  diskutuar për gjendjen e përgjithshme të ekonomisë së vendit, e veçanërisht të sektorit të prodhimit, sidomos pas gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.

Gjatë takimit kryeministri Hoti, i njoftoj prodhuesit për hapat që ka ndërmarr qeveria për përkrahjen e sektorit të prodhimit, por edhe të rimëkëmbjes së ekonomisë së vendit.

“Me këtë rast, kryeministri Hoti shprehi gatishmërinë e Qeverisë për fuqizimin edhe më tej të dialogut ndërmjet komunitetit të biznesit dhe institucioneve që do të lehtësonte mjedisin e bizneseve prodhuese në Kosovë”, thuhet n ë njoftim.

Sipas njoftimit, edhe prodhuesit e theksuan nevojën e bashkëpunimit reciprok në tejkalimin e kësaj krize, por edhe kërkuan mbështetjen më të madhe duke hartuar programe të veçanta për sektorin e prodhimit, deri në stabilizimin e gjendjes ekonomike.

“Ata po ashtu kërkuan edhe tejkalimin e ngërçit politik dhe votimin e marrëveshjeve në kuvend për financimin e pakos së rimëkëmbjes.

Njëherazi, prodhuesit e falënderuan kryeministrin për takimin dhe shprehen gatishmërinë e tyre që bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës të thellohet edhe më tej në mes të dy palëve”, shkruhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)