Policia e Kosovës pranon donacion 5 qenë për zbulimin e armëve

  • E.K /
  • 30 qershor 2020 - 20:10
 Policia e Kosovës pranon donacion 5 qenë për zbulimin e armëve

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, ka bërë të ditur se njësisë K9 të Policisë së Kosovës i janë shtuar edhe 5 qenë të cilët do të shërbejnë për zbulimin e armëve.

‘’Sot Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia K9, nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP) ka pranuar donacion pesë qenë për zbulimin e armëve.’’, ka thënë ai.

“Ky donacion do të rrisë efikasitetin në kontrollin kufitar, kurse Kosova synon të bëhet shembull i luftimit të dukurive negative.”

“Edhe me këtë rast rikonfirmova zotimin e institucioneve të Kosovës për të zbatuar në përpikëri planin që ka të bëjë me posedimin e keqpërdorimin e armëve të vogla. Mbështetja e partnerëve tanë strategjik është shumë e domosdoshme dhe jetike për Policinë e Kosovës.”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)