Sot mbyllet për qarkullim një pjesë e rrugës Prizren – Prevallë

  • A.P /
  • 02 July 2020 - 07:43
Sot mbyllet për qarkullim një pjesë e rrugës Prizren – Prevallë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se një pjesë e rrugës rajonale Prizren – Prevallë, nga Gornje Sello deri në Prevallë, te hoteli “Sharri” nga sot do të jetë e mbyllur për të gjitha automjetet.

Mbyllja e këtij aksi rrugor do të bëhet me qëllim të evitimit të rrezikut nga rrëshiqtja e vazhdueshme e dheut dhe gurëve.

Andaj, me këtë rast, ministria ka apeluar të gjithë qytetarët që të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese.

“Ministria e Infrastrukturës dhe organet e tjera kompetente janë duke u marrë me analizimin e situatës në këtë rrugë dhe për çdo zhvillim, qytetarët do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)