Brazili shënon gati 1,300 viktima të koronavirusit për 24 orë

  • S.A /
  • 04 July 2020 - 08:25
Brazili shënon gati 1,300 viktima të koronavirusit për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 42,223 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, rastet e reja e çuan në 1,539,081 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me Covid-19 në shtetin më të madh të Amerikës Jugore.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 1.290 të vdekur nga sëmundja e re, shkruan “CNN”.

Pavarësisht përhapjes së madhe, presidenti Jair Bolsonaro vazhdimisht ka bërë thirrje për largimin e masave kufizuese me arsyetimin se ato janë duke e dëmtuar shumë ekonominë.

Ndër rajonet me më së shumti raste janë Sao Paulo dhe Rio de Janeiro me rrethinën e vet.

(Kosova Sot Online )