Ndryshojnë edhe intervalet e fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari”

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 08:11
Ndryshojnë edhe intervalet e fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari”

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, mbrëmë është rregulluar edhe çështja e intervaleve të fluturimeve që do të bëhen në Aeroportin Ndërkombtar të Prishtinës “Adem Jashari” duke filluar nga data 9 korrik.

Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara në mbledhjen elektronike të qeverisë, fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej minimum 45 minutave ndërmjet aterimeve.

“Menaxhimi i orareve të bëhet duke respektuar aplikimin e Rregullores Nr. 2008/6 Mbi Rregullat e Përbashkëta Për Alokimin e Slloteve në Aeroportet e Vendosura në Kosovë dhe rregullave të IATA (Worldwide Slot Guidelines, 10th Edition), Aeroplanët ad-hoc taxi nuk i nënshtrohen këtij rregulli”, thuhet në mes tjerash në vendimin e qeverisë.

(Kosova Sot Online)