Shkakton aksident trafiku pasi voziti në gjendje të dehur, dy persona përfundojnë në spital

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 12:26
Shkakton aksident trafiku pasi voziti në gjendje të dehur, dy persona përfundojnë në spital

Një person në Prishtinë është arrestuar pasi voziti në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident trafiku duke i shkelur dy persona në rrugë.

Sipas raportit të policisë, dy të aksidentuarit nga i dehur, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Ngjarja mbrëmë pas mesnate, ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)