Veseli del sot në konferencë për media, nuk dihet arsyeja

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 13:13
Veseli del sot në konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thirrur për sot konferencë për media.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi dërguar nga zyra për media e PDK’së.

Në njoftim thuhet se konferenca do të mbahet në ora 15:00 në zyrën e Partisë Demokratike të Prishtinë.

“Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media, sot, e hënë, më 6.7.2020. Vendi: Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, Prishtinë. Koha: 15:00”, thuhet në njoftim.

PDK nuk ka bërë të ditur se për çfarë tema do të flasë sot para gazetarëve Veseli.

(Kosova Sot Online)