Ramush Haradinaj takohet me Krajën, bisedojnë për aktakuzat e Speciales

  • G.G /
  • 06 July 2020 - 13:45
Ramush Haradinaj takohet me Krajën, bisedojnë për aktakuzat e Speciales

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është takuar sot me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Krajën.

Haradinaj ka bërë të ditur se me Krajën kanë biseduar për tema të interesit nacional nëpër të cilat po kalon vendi.

Kreu i AAK’së në Facebook ka shkruar se gjithashtu kanë diskutuar edhe për pandeminë e për propozim – aktakuzat e Speciales.

“Tema të interesit nacional dhe sfidat qe po i kalon vendi. Diskutuam për situatën me pandemi si dhe për dy projektet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve për energji dhe arsim. Poashtu biseduam për sfidat e reja të vendit, dialogun, propozim aktakuzat për Presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli dhe paralajmërimet për aktakuza të reja ndaj pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.
Ishte një ndjenjë e përbashkët se edhe në këtë situatë të ndjeshme, të veprojmë me mençuri dhe të mbrojmë interesin nacional”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)