Deputeti Haxhi Shala largohet nga Nisma kalon në AAK

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 14:45
Deputeti Haxhi Shala largohet nga Nisma kalon në AAK

Deputeti Haxhi Shala që nga sot iu është bashkuar AAK’së.

Kështu ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

“Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës”, ka shkruar ai.

“Jam mirënjohës për deputetin Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK”, tha Haradinaj.

(Kosova Sot Online)