Bilanci i koronavirusit në të gjitha komunat e Kosovës, mbi 1 mijë e 600 raste aktive

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 07:29
Bilanci i koronavirusit në të gjitha komunat e Kosovës, mbi 1 mijë e 600 raste aktive

Dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 195 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 3 mijë e 703 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 13 marsi kur edhe u konfirmuan rastet e para.

Nga ky numër, 1 mijë e 946 janë shëruar, kurse 79 të tjerë kanë vdekur.

Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 678.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 1002raste, 7 prej tyre kanë humbur betejën.

Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 374 të infektuar, 6 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 13 viktima, ndërsa ka 342 raste të konfirmuara pozitive.

(Kosova Sot Online)