Shpërthen kamioni që transportonte naftë, 7 të vdekur dhe 40 të plagosur

  • A.P /
  • 07 korrik 2020 - 07:53
Shpërthen kamioni që transportonte naftë, 7 të vdekur dhe 40 të plagosur

Një kamion-çisternë është djegur duke lënë të vdekur 7 persona dhe duke plagosur 40 të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në veri të Kolumbisë pranë qytetit Pueblo Viejo, raporton policia lokale.

Një grup personash ishin mbledhur rreth kamionit për të hequr naftën, kur kamioni shpërtheu në flakë.

Të lënduarit u dërguan në spitalin e zonës, ku disa prej tyre kanë djegie të forta e cila mund të bëjë që të rritet bilanci i viktimave të këtij incidenti.

Autoritetet lokale thanë se shumë persona injoruan paralajmërimet e policisë për rrezikun.

 

(Kosova Sot Online)