Gjermanët të lumtur për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 12:59
Gjermanët të lumtur për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryediplomaten kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, me të cilën kanë diskutuar për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe prioritetet e Gjermanisë gjatë drejtimit të BE-së

Mass ka thënë se Gjermania është e lumtur të shohë teksa dialogu Prishtinë-Beograd po rifillon, derisa ka shtuar se Ballkani Perëndimor do të jetë një çështje e kyçe gjatë presidencës gjermane në Këshillin e Bashkimit Evropian.

“Ballkani Perëndimor është një çështje kyçe e presidencës gjermane. Ne gjithashtu jemi të lumtur që dialogu për normalizim të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës po fillon përsëri”, ka thënë Mass.

Lidhur me këtë bisedë sot kishte shkruar edhe vetë Haradinaj-Stbulla. Ajo kishte falënderuar Mass për qëndrimin e paluhatshëm të Gjermanisë kundër idesë së ndryshimeve të kufijve në Ballkan.

Derisa ia kishte rikujtuar se liberalizimi i vizave është pritje e kosovarëve gjatë presidencës gjermane. 

(Kosova Sot Online)