OKB: ShBA-ja e ka shkelur ligjin ndërkombëtar me vrasjen e Soleimanit

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 13:12
OKB: ShBA-ja e ka shkelur ligjin ndërkombëtar me vrasjen e Soleimanit

Një hetuese për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara ka thënë se vrasja e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, përmes një sulmi me dron nga Shtetet e Bashkuara, paraqet shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Raportuesja special e Kombeve të Bashkuara për ekzekutimet jashtëgjyqësore ose arbitrare, Agnes Callamard, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme për ndonjë sulm të vazhdueshëm kundër interesave të veta për ta justifikuar sulmin ndaj konvojit të Soleimanit përderisa po largohej nga aeroporti i Bagdadit.

Në raportin që bën thirrje për llogaridhënie rreth vrasjeve me vak nga dronët e armatosur dhe për rregullime më të gjera për armët thuhet se ky sulm paraqet shkelje të Kartës së OKB-së, shkruan “Daily Mail”.

Callamand pritet që të enjten t’i paraqesë të gjeturat në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, duke ua dhënë një mundësi vendeve anëtare që të debatojnë në lidhje me atë se çfarë masash duhet të merren. Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të këtij forumi pasi u tërhoqën dy vjet më parë.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Soleimanin për organizim të sulmeve nga grupet e lidhura me Iranin kundër forcave amerikane në Lindjen e Mesme. Ai u vra më 3 janar të këtij viti.

(Kosova Sot Online)