Presidenti Thaçi: 'Me bacën Fazli dhe nënën Ajshe, në shtëpinë e Kadriut, vëllait të gjakut të luftës'
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka njoftuar se mbrëmë ka vizituar familjen e kreut të PDK’së, Kadri Veselit.
Thaçi iu është referuar Veselit si vëllai i gjakut e i luftës, derisa ka publikuar në Facebook fotografi së bashku me prindërit e tij.
“Mbrëmë, me bacën Fazli dhe nënën Ajshe, në shtëpinë e Kadriut, vëllait të gjakut të luftës”, ka shkruar ai.
Ditë më parë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli ka njoftuar se ka vizituar prindërit e presidentit Thaçi në Burojë.
(Kosova Sot Online)