Del pozitiv me COVID-19 një zyrtar në kabinetin e Agim Veliut

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 14:31
Del pozitiv me COVID-19 një zyrtar në kabinetin e Agim Veliut

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot se një zyrtar nga kabineti i ministrit, Agim Veliu ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

“Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat në përputhje me udhëzimet e IKSHP-së, duke testuar të gjithë stafin e kabinetit, si dhe të gjithë stafin civil të MPB-së të cilët kanë pasur kontakt me zyrtarin në fjalë”, thuhet në njoftim.

 

Nga MPB thonë sse pas marrjes së rezultateve të këtyre testeve do të veprojnë në përputhje me të gjitha udhëzimet e IKSHP-së, që të parandalohet përhapja e virusit edhe tek zyrtarët tjerë të MPB-së.

Nga MPB thonë se të gjithë zyrtarët që kanë pasur kontakt janë vetëizoluar dhe është dezinfektuar objekti i MPB’së.

“Gjithashtu ju njoftojmë se zyrtarët e MPB-së të cilët kanë pasur kontakt me zyrtarin në fjalë janë vet izoluar, si dhe dezinfektimi i objektit qendrorë të MPB-së është duke u bërë në baza ditore.Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme u bënë thirrje zyrtarëve të MPB-së, të dikastereve tjera qeveritare dhe jo-qeveritare, si dhe tërë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë të gjitha rregullat dhe të mbajnë distancën në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik”, thuhet ndër të tjera.


(Kosova Sot Online)