Koronavirusi prek edhe zyrtarët e ministrive në Kosovë

  • E.K /
  • 08 July 2020 - 20:56
 Koronavirusi prek edhe zyrtarët e ministrive në Kosovë

Me virusin korona së fundmi janë infektuar dy mjekë, një zyrtar në MPB si dhe një këngtare.

Është klinika ku trajtohen pacientët me kancer.

Por së fundmi kjo klinikë është prekur edhe nga virusi Covid-19.

Dy mjekë të kësaj klinike rezultuan pozitiv me këtë virus.

Këtë e konfirmoi edhe drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi.

E pos në Klinikën e Onkologjisë e në disa institucione të tjera shëndetësore, pa u prekur nuk ka shpëtuar edhe një dikaster i rendësishëm qeveritar.

Ministria e Brendshme kanë bërë me dije që një zyrtar i kabinetit të Minsitrit Veliu ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Edhe në Ministrinë e Kulturës ka të prekur me Covid-19.

Ky institucion ka njoftuar se janë disa zyrtarë të infektuar por që gjendja e tyre është e mirë.

Nderkohë edhe drejtori I përgjithshëm i televizionit publik ka njoftuar se është prekur nga Covid19.

Ndërkohë me virusin korona është infektuar edhe një këngtare.

Këngtarja Adelina Thaçi këtë e bëri të ditur në një postim në facebook .

Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë u shpërndan disa lajme për probleme me oksigjen në objektin e mjekësisë sportive.

Por një gjë e tillë u mohua përmes një komunikate të lëshuar nga SHSKUK.

Gjatë së martës në Kosovë rezultuan 183 raste pozitiv me Covid-19, si dhe 57 raste rezultuan të shëruar.

(Kosova Sot Online)