Tymi që po i helmon gjakovarët!

  • A.P /
  • 10 July 2020 - 08:47
Tymi që po i helmon gjakovarët!

Tym i madh nga djegja e gomave shihet në fshatin Lipovec, në komunën e Gjakovës.

Një banor ka thënë se djegia e gomave po bëhet me qëllim të përgatitjes së gëlqerës.

Ai ka dërguar disa fotografi ku shihet tymi i madh duke u shpërndarë në atmosferë.

E kjo dukuri siç duket po ua bën jetesën e pamundur në fshatin Lipovec, pasi banorët nuk po mundën as të dalin në oborrin e tyre nga tymi.

(Kosova Sot Online)