Flet deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

  • E.K /
  • 10 July 2020 - 23:25
 Flet deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur lidhur me incidentin që ndodhi në Kuvend në mes tij dhe kryetares së Kuvendit Vjosa Osmanit.

Ukaj tha se krejt kjo filloi për shkak se Osmani ia bëri Ukajt me gisht, derisa ky i fundit tha se nuk e meritoj atë sjellje.

Tutje, ai tha se Osmani ia dha fjalën deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje që ta fyej zëvendës kryeministrin. E sipas Ukajt, në momentin kur Osmani bëri me gisht, ky i fundit reagoi.

“Nuk ka qenë incident, diçka unë reagove pse po e lejon atë të LVV’së me ja dhënë fjalën edhe me ofendu zv kryeministrin, ajo më bëri me gisht me tha ulu, ajo është tash përkrah VV’së”, ka thënë Ukaj.

Nuk e kam mërit me ma bo me gisht, nuk duhet me ja bo deputetit me gisht. Ajo dihet qëndrimi i asaj, cdo gjë kundër LDK’së”, shtoi Ukaj.

Gjithçka kishte filluar kur Fitore Pacolli e VV’së i replikojke deputetëts së PDK’së, Ganimete Musliut. E kjo e fundit i tha Pacollit, ‘mbylle gojën’.

“Mbylle gojën kur flas unë Fitore kur unë flas”.

Ndërkohë që Vjosa Osamni ia tërhjeku vërejtjen Musliut.

“Po ta tërhjeki vërejtjen…”.

Mirëpo, Musliu vazhdonte ta përsëriste frazën ‘mbylle gojën’.

“Po e përsëris prapë… Mbylle gojën kur unë flas”.

Në ato momente deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj u ngrit në këmbë duke i thënë diçka Vjosa Osmanit.

Ndërsa, Vjosa Osmani ia ktheu duke e kërcënuar që ta qesë nga salla.

“A po ulesh dhe mos bërtit, ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë”.

Derisa Musliu doli në foltore, Ukaj iu vërsul Vjosa Osmanit ku edhe më pas kjo e fundit e ndërpreu seancën duke thënë se seanca nuk mund të vazhdojë për shkak të paedukatës së disa deputëtëve.

“Kjo seancë do të ndërpritet për shkak të paedukatës së disa deputetëve, dhe do të vazhdojë vetëm kur të vendosë kryesia e kuvendit”.

(Kosova Sot Online)