Ja si erdhi deri te përplasja mes Kryeparlamentares Osmani dhe deputetit Ukaj

  • S.A /
  • 11 July 2020 - 08:22
Ja si erdhi deri te përplasja mes Kryeparlamentares Osmani dhe deputetit Ukaj

Mbrëmë gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës kur po diskutohej rishikimi i buxhetit për 2020 ka ndodhur një përplasje verbale në mes të kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj. Pas kësaj përleshje, Vjosa Osmani e shtyu seancën për ditën e hënë kurse ka treguar në Facebook që e ka denoncuar deputetin Ukaj në polici. “Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, ka shkruar Osmani.

Për incidentin që ndodhi në Kuvend në mes tij dhe Osmanit, ka folur edhe deputeti Xhavit Ukaj. Ukaj tha se krejt kjo filloi për shkak se Osmani ia bëri Ukajt me gisht, derisa ky i fundit tha se nuk e meritoj atë sjellje.

Tutje, ai tha se Osmani ia dha fjalën deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje që ta fyej zëvendës kryeministrin. E sipas Ukajt, në momentin kur Osmani bëri me gisht, ky i fundit reagoi. “Nuk ka qenë incident, diçka unë reagove pse po e lejon atë të LVV’së me ja dhënë fjalën edhe me ofendu zv kryeministrin, ajo më bëri me gisht me tha ulu, ajo është tash përkrah VV’së. Nuk e kam mërit me ma bo me gisht, nuk duhet me ja bo deputetit me gisht. Ajo dihet qëndrimi i asaj, cdo gjë kundër LDK’së”, ”, ka thënë Ukaj

Gjithçka kishte filluar kur Fitore Pacolli e VV’së i replikojke deputetëts së PDK’së, Ganimete Musliut. E kjo e fundit i tha Pacollit, ‘mbylle gojën’.

“Mbylle gojën kur flas unë Fitore kur unë flas”.

Ndërkohë që Vjosa Osamni ia tërhjeku vërejtjen Musliut.

“Po ta tërhjeki vërejtjen…”.

Mirëpo, Musliu vazhdonte ta përsëriste frazën ‘mbylle gojën’.

“Po e përsëris prapë… Mbylle gojën kur unë flas”.

Në ato momente deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj u ngrit në këmbë duke i thënë diçka Vjosa Osmanit.

Ndërsa, Vjosa Osmani ia ktheu duke e kërcënuar që ta qesë nga salla.

“A po ulesh dhe mos bërtit, ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë”.

Derisa Musliu doli në foltore, Ukaj iu vërsul Vjosa Osmanit ku edhe më pas kjo e fundit e ndërpreu seancën duke thënë se seanca nuk mund të vazhdojë për shkak të paedukatës së disa deputëtëve.

“Kjo seancë do të ndërpritet për shkak të paedukatës së disa deputetëve, dhe do të vazhdojë vetëm kur të vendosë kryesia e kuvendit”

(Kosova Sot Online )