Gjendja e jashtëzakonshme, reagon Agim Bahtiri, ka dy fjalë edhe për Vjosa Osmanin

  • E.K /
  • 11 korrik 2020 - 10:39
Gjendja e jashtëzakonshme, reagon Agim Bahtiri, ka dy fjalë edhe për Vjosa Osmanin

Kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka kundërshtuar iniciativën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se nuk duhet të bëhet një gjë e tillë, pasi Qeveria aktuale nuk do të mund ta shtrijë pushtetin në tërë territorin e Kosovës.

Po ashtu, ai e ka dënuar ashpër sulmin ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Postimi i plotë:

Kundërshtoj ashpër iniciativën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila besoj se do të ketë pasoja edhe më të mëdha se sa gjendja nëpër të cilën po kalojmë.

Një armik të padukshëm siç është koronavirusi COVID-19 nuk mund ta luftojmë me ushtri e me masa që do ta shkatrrojnë ekonominë e shtetit, e cila po kalon edhe ashtu në situatën më të rëndë që nga paslufta. Arsye tjetër pse nuk duhet shpallet gjendja e jashtëzakonshme, është se Qeveria aktuale fatkeqësisht nuk do të mund ta shtrijë pushtetin e kësaj gjendje në tërë territorin e Kosovës.

Njëkohësisht, dënoj ashpër sulmin që iu bë mbrëmë Kryetares së Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani nga një deputet. Veprime të tilla nuk kanë vend në Kuvendin e Kosovës, aq më pak ndaj një zonje të respektuar siç është Vjosa Osmani.

(Kosova Sot Online)