Zëvendësi i Lutfi Hazirit i kërkon kryeministrit Hoti të mos propozojë gjendjen e jashtëzakonshme

  • E.K /
  • 11 July 2020 - 12:03
 Zëvendësi i Lutfi Hazirit i kërkon kryeministrit Hoti të mos propozojë gjendjen e jashtëzakonshme

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë se në takimin virtual me kryeministrin Avdullah Hoti i ka kërkuar që të mos shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Ismajli ka deklaruar se këtë kërkesë e ka bërë për shkak të implikimeve të mëdha socio-ekonomike.

“Përgjatë takimit të sotëm virtual me kryeministrin e Republikës, Dr. Avdullah Hoti, bashkëbiseduam lidhur me situatën e krijuar në vend. Kam bërë kërkesën imediate që të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme, përshkak të implikimeve të mëdha socio-ekonomike në vjeshtën e vonshme, si në biznese, poashtu, edhe tek qytetarët, sepse ne si vend edhe ashtu jem në një gjendje të rënduar ekonomike”, ka thënë Ismajli.

Nënkryetari i Gjilanit po ashtu i ka përcjellu kryeministrit Hoti kërkesën e biznesve të komunës për mos kufizim të orarit të punës.

“Z. Hoti, e kam lutur dhe i kam përcjellur kërkesën e bizneseve tona, që të mos iu kufizohet orari i operimit, përshkak të rrezikut të mbylljes së tyre, por të monitorohen vazhdimisht lidhur me respektimin e kushteve të vëna nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë. E mira e gjithë kësaj, është se z. Hoti e ka marrë në konsideratë shqetësimin tonë dhe garantoi që do të gjejë modalitete për ta tejkaluar edhe këtë brengë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)