Britanikët po pinë dezinfektues të duarve për ta shuar varësinë nga alkooli

  • A.P /
  • 12 July 2020 - 10:19
Britanikët po pinë dezinfektues të duarve për ta shuar varësinë nga alkooli

Është raportuar se njerëzit e kanë thyer rrugën dhe janë ndaluar në stacionet publike të dezinfektuesve të duarve në Britani dhe e kanë pirë këtë lëng, që përmban përzierje potencialisht vdekjeprurëse të substancave kimike dhe alkoolit.

Makinat e dezinfektuesve në South Shields dhe Shouth  Tyneside të Britanisë së Badhe janë thyer, ndërsa sulmesuit e kanë futur dezinfektuesin në shishe në mënyrë që më vonë të mund ta pijnë atë.

Këto stacione të dezinfektuesve janë ndërtuar me qëllim që të ndihmohen njerëzit për të qëndruar të sigurt nga koronavirusi, por përderisa ky lëng mund të shpëtojë jetë dhe t’i mbysë mikrobet kur aplikohet nga jashtë, ai mund të jetë shumë i rrezikshëm nëse konsumohet.

Drejtori i një kompanie që është caktuar për heqjen e kontejnerëve të dëmtuar të dezinfektuesve, Mark Hall, tha: “Është duke ndodhur gjithandej, pothuajse gjithkund. Është idiotësi e pamend. Kjo gjë është dëshmi 80 për qind se kush çfarë di për substancat kimike që janë brenda. Mos e pini.”

Përderisa këto veprime tregojnë për çmenduri dhe varësi të tmerrshme të atyre që i kryejnë, ato janë paralajmërim i përsëritur se dezinfektuesit e duarve nuk duhet të konsumohen në asnjë rrethanë, shkruan “Metro UK”.

Jo vetëm që përqindja e alkoolit është aq e lartë sa për t’ju dërguar në mbidozë paa se të filloheni të ndiheni të dehur, por substancat e tjera kimike që gjenden në dezinfektues nuk janë as për së afërmi të përshtatshme për konsumim nga njerëzit.

Sipas faqes “Sciencenotes.org”, dy lloje të alkoolit përdoren për prodhimin e dezinfektuesit për duar. Lloji më i shpeshtë përmban mes 60 deri në 95 për qind etanol. Lloji tjetër është izopropanoli, që është helmues dhe mund të shkaktojë dëmtime në tru, verbim, dëmtim të veshkave dhe dëmtim të mëlçisë.

(Kosova Sot Online)