Kjo javë do të karakterizohet me mot me diell

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 07:18
Kjo javë do të karakterizohet me mot me diell

Kjo javë do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët

Në parashikimin e motit  Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat nga dita e enjte parashihen të dendësohen dhe si rezultatet i këtyre proceseve fizike pritet të ketë reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s.

(Kosova Sot Online)