Policia po ndal qytetarët që s’kanë maska nëpër Prishtinë

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 11:28
Policia po ndal qytetarët që s’kanë maska nëpër Prishtinë

Pjesëtarë të Policisë po i ndalojnë qytetarët në sheshet e Prishtinës, duke u kërkuar atyre që të vënë maska si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Mbajtjen e maskave nga ana e qytetarëve në terren po e mbikëqyrë edhe Inspektorati komunal i Prishtinës

Sot, drejtori i Policisë, Reshat Qalaj, tha se ditët në vijim së bashkë me inspektorët do të informohet publiku për nevojën e mbajtjes së maskave, ndërsa disa ditë më vonë, do të nisë edhe shqiptimi i masave ndëshkuese.


(Kosova Sot Online)