Gucati i OVL-UÇK’së tregon se çfarë bisedoi me Ambasadorin Kosnett

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 12:09
Gucati i OVL-UÇK’së tregon se çfarë bisedoi me Ambasadorin Kosnett

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett.

Lajmin e ka bërë të ditur pëmes Facebook’ut vetë Gucati.

Ai e ka falënderuar ambasadorin amerikan në Prishtinë për mbështetjen që SHBA ka dhënë për Kosovën.

“Biseduam për situaten e tanishme në vend , dhe për veteranët e UÇK’së. Falenderoj edhe një herë ambasadorin për sinqeritetin e tij dhe përkrahjen që SHBA’të kanë ndaj Kosovës”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)