Pezullohen pushimet vjetore për të gjithë të punësuarit në institucionet shëndetësore

  • G.G /
  • 13 July 2020 - 13:59
Pezullohen pushimet vjetore për të gjithë të punësuarit në institucionet shëndetësore

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar të gjitha pushimet vjetore deri më datën 1 gusht 2020 për të gjithë të punësuarit në institucionet publike që ka nën menaxhim.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, ShSKUK’ja ka bërë me dije se vendimi është marrë në koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, Federatën Sindikale të Shëndetësisë, Odën e Mjekëve dhe odat tjera profesionale.

“Në koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, Federatën Sindikale të Shëndetësisë, Odën e Mjekëve dhe odat tjera profesionale, ka pezulluar të gjitha pushimet vjetore deri më datën 1 gusht 2020 për të gjithë të punësuarit në institucionet publike nën menaxhim të ShSKUK, përfshirë stafin shëndetësorë dhe tekniko-administrativ”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)