“Më drogonin dhe kërcënonin se do më trafikonin motrat”! Rrëfehet 17-vjeçarja që u shfrytëzua për 8 muaj si prostitutë!

  • G.G /
  • 13 July 2020 - 14:21
“Më drogonin dhe kërcënonin se do më trafikonin motrat”! Rrëfehet 17-vjeçarja që u shfrytëzua për 8 muaj si prostitutë!

Është rrëfyer vajza 17-vjeçare që e drogonin dhe e shfrytëzonin seksualisht nga disa të rinj, tashmë në pranga në Fushë Krujë.

E reja ka thënë në dëshminë e saj që është abuzuar që në moshën 16-vjeçare, kur edhe ka provuar për herë të parë kokainën.

Ajo tregon sesi të rinjtë shfrytëzuan faktin që babai i saj ishte në burg dhe e shantazhonin me trafikim të motrave nëse nuk vepronte siç donin.

Vajza thotë se sot është e pastër, dhe prej 3 muajsh ka qëndruar në një qendër rehabilitimi në Vlorë.

“Jam abuzuar seksualisht që kur isha 16 vjeçe. Me jepnin drogëra të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhunonin fizikisht. Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kokainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia. Jam shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj. Para akteve seksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drogë. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abuzonin seksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja. Kam qëndruar 3 muaj në një qendër rehabilitimi në Vlorë. Tani jam e pastruar nga droga dhe u bëj apel gjithë bashkëmoshatarëve të mos i besojnë askujt por vetëm familjarëve. Vetëm ata ta duan të mirën,”- rrëfen adoleshentja sipas Dosja.al.

Për rastin e 17-vjeçares, një ditë me parë u finalizua operacioni “Nikla” dhe u vunë në pranga katër të rinj ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

Në prangat e Policisë kanë rënë: E. C. (Ç)., 28 vjeç; F. L., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në Itali; L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, të gjithë banues në Krujë.

Ndërsa në kërkim janë shpallur;  A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë.

(Kosova Sot Online)