Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 15-vjecarit nga Drenasi

  • G.G /
  • 13 July 2020 - 15:26
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 15-vjecarit nga Drenasi

Në stacionin policor në Drenas, është raportuar për zhdukjen e një 15-vjeçari.

Sipas policisë, i mituri është zhdukur që nga data 4 korrik dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij.

“Ju njoftojmë  se më datë 04.07.2020, në stacionin policor në Drenas, është raportuar për një person të zhdukur. Që nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Pasi kërkimet e deritanishme nuk kanë rezultuar me gjetjen e të miturit, policia po kërkon ndihmën e qytetarëve.

“Bëhet fjalë për personin Shkelzim Zekaj, i lindur në vitin 2005, banues në fshatin Nekoc të Drenasit. Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)