Bota nuk po përballet vetëm me koronavirusin/ Po shtohen edhe rastet e zemrës së thyer, ja përse

  • G.G /
  • 14 July 2020 - 11:20
Bota nuk po përballet vetëm me koronavirusin/ Po shtohen edhe rastet e zemrës së thyer, ja përse

Një studim i publikuar të enjten në revistën mjekësore JAMA Network Open raportoi një rritje të konsiderueshme të asaj që njihet si “sindroma e zemrës së thyer”.

Të dhënat u grumbulluan në dy spitale në Ohio te pacientët që nuk janë të infektuar me coronavirus.

Kardiomi opatia e shkaktuar nga stresi ose sindroma Takotsubo – e cila shpesh njihet si “sindroma e zemrës së thyer – ndodh kur muskujt e zemrës dobësohen, gjë që shkakton dhimbje në gjoks dhe gulçim.

Paraqitet si një atak kardiak, por nxitet nga ngjarje stresuese, jo nga bllokime të qarkullimit të gjakut. Mund të jetë vdek jeprurëse në raste shumë të rralla, por zakonisht njerëzit shërohen brenda disa ditësh ose javësh.

Studiuesit raportojnë se kardiomiopatia e shkaktuar nga stresi është në rritje për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, që përfshin frikën për shëndetin personal dhe të të afërmve, distancën fizike, pasigurinë ekonomike.

(Kosova Sot Online)