Ramadani: Të respektohen vendimet e Qeverisë, virusi nuk është larguar

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 11:45
Ramadani: Të respektohen vendimet e Qeverisë, virusi nuk është larguar

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, tha se qytetarët e Kosovës, duhet të respektojnë masat që janë marrë nga institucione e Kosovës.

“Ende është prezentë virusi COVID-19, ky virus nuk ka dallim për Kosovën, virusi është dobësuar, por nuk do të thotë se është larguar”, tha ai sot.

Sipas tij numri i atyre që kanë vdekur kanë pasur sëmundje shoqëruese, por në fund kanë vdekur nga COVID-19.

(Kosova Sot Online)