Këto dy komuna kanë shënuar 32 vdekje nga 108 sa janë konfirmuar deri tani në Kosovë

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 13:27
Këto dy komuna kanë shënuar 32 vdekje nga 108 sa janë konfirmuar deri tani në Kosovë

Dy komunat me më së shumti vdekje nga koronavirusi në Kosovë janë Prizreni dhe Prishtina.

Prizreni deri sot ka shënuar gjithsej 17 vdekje nga koronavirusi, ndërsa Prishtina 15.

Vetëm këto dy komuna kanë shënuar 32 vdekje nga 108 sa janë konfirmuar deri tani në gjithë Kosovën.

Personat që kanë vdekur nga koronavirusi kryesisht janë të moshës së vjetër.

Derisa rastet e para me koronavirus u shënuan më 13 mars, vdekja e parë në Kosovë u shënua vetëm 9 ditë pas, më 22 mars. Personi që vdiq ishte një 82-vjeçar nga Duminca e Pejës.

(Kosova Sot Online)