Priten rezultatet e tri foshnjave me nëna të infektuara me Covid-19 në QKUK

  • A.P /
  • 15 July 2020 - 07:28
Priten rezultatet e tri foshnjave me nëna të infektuara me Covid-19 në QKUK

Një grua e dyshuar se është e prekur me koronavirus ka lindur sot në Kliniken Gjinekologjike në QKUK, mostrat për testim i janë marrë edhe nënës edhe foshnjës.

Teksa drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismajli tregon se tani janë tre lehona pozitive që janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në pritje të rezultateve të foshnjave.

Kujtojmë se IKSHPK ka ndërruar orarin e publikimit të rasteve që nga nesër raporti 24 orësh rreth Covid-19 do të publikohet në ora 15:00.

(Kosova Sot Online)