Numri i të infektuarve, të vdekurve dhe të shëruarve nga COVID-19 në të gjitha komunat e Kosovës

  • A.P /
  • 15 korrik 2020 - 07:40
Numri i të infektuarve, të vdekurve dhe të shëruarve nga COVID-19 në të gjitha komunat e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar tabelën me të dhënat e fundit lidhur me koronavirusin në të gjitha komunat e Kosovës

Përmes kësaj tabele, kjo ministri bën të ditur se deri më tani në tërë territorin e Kosovës janë testuar për COVID-19 gjithsej 28 mijë e 640 persona, prej të cilëve 5 mijë e 118 kanë rezultuar pozitivë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga të gjitha rastet e konfirmuara me koronavirus, 2 mijë e 370 janë shëruar tërësisht, ndërkaq 108 të infektuar të tjerë kanë ndërruar jetë.

Momentalisht në Kosovë janë 2 mijë e 640 raste aktive, 304 prej tyre janë duke marrë trajtim mjekësor, 208 gjenden në oksigjeno-terapi dhe 24 të tjerë në gjendje kritike.

Sipas kësaj tabele, komuna e cila prin për nga numri i të infektuarve mbetet Prishtina, me 1 mijë e 598 raste të konfirmuara deri tani.

Nga të gjitha rastet e regjistruara në kryeqytet, 443 janë shëruar, ndërsa 17 të tjerë kanë ndërruar jetë, duke bërë kështu që numri i rasteve aktive në këtë komunë të mbetet 1 mijë e 129 sosh, shkruan Sinjali.

Prishtina pasohet nga Ferizaj i cili ka 219 raste aktive nga 376 raste sa janë infektuar gjithsej në këtë komunë.

Komuna e tretë për nga numri i rasteve aktive, por e para për nga numri i viktimave është Prizreni. Në këtë komunë 18 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusi nga 400 raste sa janë konfirmuara gjithsej, derisa janë shëruar 222 pacientë, çka i bie që numri i rasteve aktive në këtë komunë për momentin është 160.

Më poshtë gjeni tabelën me numrin e të prekurve, të shëruarve dhe të vdekurve në të gjitha komunat e Kosovës.

(Kosova Sot Online)