Hoti ka udhëtuar dje në Bruksel, e zbulon shefi i EULEX’it

  • A.P /
  • 15 korrik 2020 - 09:57
Hoti ka udhëtuar dje në Bruksel, e zbulon shefi i EULEX’it

Kryeministri Hoti ka udhëtuar dje në Bruksel ku nesër fillojnë bisedimet me Serbinë. Deri më tani zyra për informim e Kryeministrisë nuk ka njoftuar se shefi i Qeverisë ka udhëtuat në kryeqytetin europian. Këtë e ka bërë shefi i EULEX’it i cili e ka parë Hotin në aeroplan.

Përmes një postimi në Twitter, shefi i EULEX’it, Lars-Gunnar Wigemark ka lavdëruar Hotin që ka udhëtuar në klasën ekonomike e jo në atë të biznesit.

“Heqim kapelat për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili sot udhëtoi me ne në klasën ekonomike në aeroplanin Prishtinë – Vjenë dhe më pas në aeroplanin nga Vjena në Bruksel. Sa kryeminsitra të tjerë të Ballkanit Perëndimor do t’i kursenin të hollat e taksapaguesve në këtë mënyrë?”, ka shkruar Wigemark.

Pas dy diskutimeve në distancë, të enjten pritet të takohen për herë të parë, kokë më kokë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në tentim të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, pas rreth 20 muajsh vonesë në kryeqendrën evropiane do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi.

(Kosova Sot Online)