6 pacientë të vdekur nga COVID-19 në raportin 24 orësh të IKShP’së

  • A.P /
  • 16 July 2020 - 15:15
6 pacientë të vdekur nga COVID-19 në raportin 24 orësh të IKShP’së

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë vdekje nga koronavirusi në vend.

Përmes raportit 24 orësh, i cili që nga dje ka filluar të publikohet në orën 15:00, është bërë e ditur se numri total i vdekjeve nga COVID-19, ka arritur në 118.

Sipas MSH’së, viktimat kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)