Deputeti i LDK-së kujton babain në 20 vjetorin e vrasjes: Dorasit dhe urdhërdhënësit ende të lirë

  • E.K /
  • 23 korrik 2020 - 10:24
Deputeti i LDK-së kujton babain në 20 vjetorin e vrasjes: Dorasit dhe urdhërdhënësit ende të lirë

Sot, janë bërë plotë dy dekada nga njëra prej vrasja e zyrtarit të LDK-së, Shaban Manaj.

Djali i tij, deputeti Shkëmb Manaj, e ka kujtuar babain, ku përmes një postimi postimi në Facebook ka shkruar se edhe pas 20 vitesh drejtësia ende nuk e ka dhënë verdiktin e saj për t’i zbuluar dhe dënuar dorasit dhe urdhërdhënësit.

Postimi i tij:

20 VJET !

Sot, u bënë plotë dy dekada nga njëra prej vrasjeve me makabre me motive politike, ajo e babait tim, Shaban Manaj.

Drejtësia ende nuk e ka dhënë verdiktin e saj për t’i zbuluar dhe dënuar dorasit dhe urdhërdhënësit. Por, ne prapë shpresojmë dhe besojmë në drejtësi. Sepse shpresa dhe besa nuk duhet të humbet asnjëherë.

Ne jemi krenar me veprën tënde, baba !

Vepra juaj është vlerësuar nga populli dhe institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Prandaj, në këtë përvjetor jubilar, nderimi dhe falënderimi i takon:

mikut Tuaj, Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova i cili iu ka dekoruar me Urdhërin e Artë të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në vitin 1999, ndërsa në vitin 2004 me Urdhërin e Artë të Pavarësisë.

Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, i cili iu ka dekoruar me Urdhërin e Artë të Shqiponjës.

Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, e cila iu dekoroj me dekoratën me të lartë të shtetit të Kosovës, Urdhërin Hero i Kosovës.

Prandaj, pusho i qetë në dheun e Kosovës sepse Ju keni jetuar dhe keni vdekur, me nder për Istogun dhe për Kosovën. Kjo është trashëgimia me e mirë që një prind, një intelektual i mirëfilltë dhe një patriot i natyrshëm, e lënë për popullin dhe vendin e vet, në këtë kuadër edhe për familjen e tij.

Ne i përmbahemi parimit Tuaj jetësor: vetëm puna me nderë na arsyeton para Atdheut, para popullit dhe para Zotit.

Zoti ju bekoftë, HERO!

(Kosova Sot Online)