Lajçak takon Hysenin dhe Gjuriqin në Bruksel: Filluam dialogun politik në nivel ekspertësh
Sot në Bruksel kanë filluar takimet e nivelit teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas takimit të nivelit të lartë dhe takimit Hoti-Vuçiq.
Emisari Special i BE’së, Miroslav Lajcak, ka takuar koordinatorin e Kosovës për dialogun, Skënder Hysenin, dhe drejtorin e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, Marko Gjuriq.
“ Sot, ne po vazhdojmë diskutimet politike në nivel të ekspertëve. I lumtur t’iu uroj mirëseardhje në këtë mëngjes dy negociatorëvë nga dy palët, Skënder Hysenit, dhe Marko Gjuriqit”, ka shkruar Lajçak.
Today, we continue our political discussions at expert level. Pleased to welcome the negotiators of both parties, Skender Hyseni and Marko Djuric this morning. pic.twitter.com/ZJr7Mij2sH
— Miroslav Lajëk (@MiroslavLajcak) July 23, 2020
(Kosova Sot Online)