Lladrovci: Nuk është rastësi që Ali Ahmeti u ftua si dëshmitar në Hagë

  • E.K /
  • 23 July 2020 - 15:45
Lladrovci: Nuk është rastësi që Ali Ahmeti u ftua si dëshmitar në Hagë

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka thënë se nuk është befasi që kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti është ftuar si dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Lladrovci ka thënë se të gjithë personalitetet që kontribuan në UÇK janë ftuar në cilësi të ndryshme për të dëshmuar.

“Nuk është befasi që Ali Ahmeti ftohet si dëshmitar në Hagë, për shumë arsye. Ndër to, më e rëndësishmja është se të gjitha personalitetet që ndërtuan dhe kontribuan për UÇK-në, tashmë janë ftuar në cilësi të ndryshme për të dëshmuar”, ka thënë Lladrovci.

Ai tutje ka falënderuar Ahmetin për veprën e tij për Kosovën duke e quajtur vëlla.

“Vëlla Ali, përgjithmonë mirënjohës e krenar për çdo hap e çdo vepër tënde për Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve”, ka thënë ai.

 

Nuk është befasi që Ali Ahmeti ftohet si dëshmitar në Hagë, për shumë arsye. Ndër to, më e rëndësishmja është se të...

Publiée par Ramiz Lladrovci sur Jeudi 23 juillet 2020

(Kosova Sot Online)