Vdesin edhe dy paciente në Spitalin e Pejës, dyshohet se ishin me COVID-19

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 09:26
Vdesin edhe dy paciente në Spitalin e Pejës, dyshohet se ishin me COVID-19

Dy paciente kanë vdekur në Spitalin e Pejës në 24 orët e fundit, ndërsa dyshohet se ishin me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Pejës.

Një paciente ishte e moshës 78-vjeçare nga Komuna e Klinës e një e moshës 84-vjeçare nga Komuna e Pejës. Nga Spitali është njoftuar se pacientet kanë vdekur dje dhe nuk kanë qenë të testuar, por kishin simptoma të COVID-19.

Në raportin e Spitalit të Pejës thuhet se janë duke u trajtuar 70 pacientë me COVID-19, prej tyre gjashtë janë në gjendje të rëndë e 29 me oksigjenoterapi. Nga personeli mjekësorë janë të infektuar me COVID-19, gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe tre punëtorë të shërbimit teknik.

 

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 77 pacientë me Covid-19. 32 pacientë janë në Oksigjeno...

Publiée par Spitali i Përgjithshëm Pejë sur Lundi 27 juillet 2020

(Kosova Sot Online)