Boris Johnson paralajmëron valë të dytë të koronavirusit në Evropë

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 13:58
Boris Johnson paralajmëron valë të dytë të koronavirusit në Evropë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se ka shenja të një vale të dytë të koronavirusit në Evropë dhe e mbrojti vendimin e qeverisë për t’i vendosur në karantinë dyjavore personat që kthehen nga Spanja.

Shefi i qeverisë britanike tha se ekzekutivi ishte i detyruar të ishte i shpejtë dhe i vendosur dhe se u përket individëve që të vendosin nëse do t’i kalojnë pushimet jashtë vendit.

Deklarata e tij erdhi pasi kryeministri spanjoll e quajti të padrejtë vendimin e Britanisë për t’i ndryshuar rregullat për udhëtarët që kthehen nga Spanja, shkruan “BBC”.

Qeveria britanike i ka këshilluar banorët e saj që ta shmangin udhëtimin joemergjent drejt Spanjës, përfshirë disa ishuj turistikë të këtij shteti dhe e largoi këtë vend nga lista e shteteve që nuk përfshihen në karantinën e obligueshme për udhëtarët.

Ndërkohë edhe Gjermania i ka këshilluar qytetarët e vet që të mos udhëtojnë në tri rajone të Spanjës.

(Kosova Sot Online)