Infektohet edhe presidenti që tha se saunat dhe vodka janë ilaçe kundër Covid-19

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 08:27
Infektohet edhe presidenti që tha se saunat dhe vodka janë ilaçe kundër Covid-19

Presidenti i Bjellorusisë ka njoftuar se ka rezultuar pozitivisht për Covid-19, pasi i përshkroi frikën mbi pandeminë si ‘psikozë’ dhe tha se për ta mposhtur virusin nevojitet pija alkoolike vodka dhe sauna.

Duke folur përpara zgjedhjeve të vendit në dy javë kohë, Aleksandër Lukashenko, 65 vjeç, u tha udhëheqësve ushtarakë se u prek me koronavirusin, i cili ka vrarë më shumë se 500 njerëz në Bjellorusi.

Zhgënjimi i publikut për mënyrën e qasjes ndaj pandemisë, përfshirë mungesën e masave të rrepta të bllokimit, ka nxitur protestat më të mëdha kundër qeverisjes së tij, përpara zgjedhjeve presidenciale në 9 gusht.

Ai ka burgosur dy nga rivalët e tij kryesorë elektoral, pas një sërë mosmarrveshjesh.

Bjellorusia, me një popullsi prej 9.5 milionë njerëzish, ka regjistruar 67,366 raste me koronavirus dhe 543 vdekje si pasojë e virusit.

(Kosova Sot Online)