“S’është punë e jotja hiç”, “Rexhë, rri aty”, përplasje VV-PDK në Komision

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 11:28
“S’është punë e jotja hiç”, “Rexhë, rri aty”, përplasje VV-PDK në Komision

Gjatë raportimit të ministrit të Punëve të Brendshme në Komisionin për Siguri janë përplasur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, konkretisht Rexhep Selimi me Ganimete Musliun dhe Ilmi Reçicën.

Anëtarja e PDK’së në këtë Komision, Ganimete Musliu, pasi e ka marrë fjalën, ka kritikuar kryetaren e Komisionit, Fatmire Mullhaxha-Kollçakun, për mënyrën se si po e drejton mbledhjen.

Ndaj fjalëve të Musliut në mënyrë të vazhdueshme ka ndërhyrë Rexhep Selimi, i cili që nga fillimi i mbledhjes ka qenë në tension.

Bashkëpartiaku i Musliut, Ilmi Reçica, ka kërkuar që Mullhaxha të vendos rregull në Komision.

Përplasjet kanë vazhduar edhe më tej mes Reçicës dhe Rexhep Selimit.

Deputeti i PDK’së pasi ka marrë fjalën për të dytën herë, ka kritikuar Mullhaxhën për mbarëvajtjen e mbledhjes dhe i ka thënë se nuk e di se si ka ardhur në krye të një Komisioni të tillë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Rexhep Selimit.

“Nuk është punë e jotja ajo, hiç”, ka thënë Selimi si kundërpërgjigje për Reçicën.

Ky i fundit ndërkohë ka kërkuar që Selimi të qëndrojë në vendin e tij, të mos flasë dhe të pret radhën për të folur.

“Rexhë, rri aty, e prite radhën për me folë ”, ka thënë Reçica.

(Kosova Sot Online)