Parashkimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme

  • S.A /
  • 01 gusht 2020 - 08:22
Parashkimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për fundjavë.

Sipas PW, në fundjavë do të ketë rënie të lehtë të temperaturave. Të shtunën mundësi për shi. Fillimi i javës sërish me mot të nxehtë. Nga mesi i javës më freskët.

31.07.2020 – Një front i ftohtë që po shtrihet në lindje të rajonit sjell kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullimë, derisa temperaturat në fundjavë pësojnë rënie të lehtë përreth vlerave mesatare. Të shtunën që në orët e mëngjesit paraqiten kushte për reshje lokale shiu.

Prej ditës së diel, do të mbajë mot i qëndrueshëm, kryesisht me diell, ndërsa në fillim të javës së ardhshme temperaturat maksimale sërish rriten mbi 30C.

Mbrëmjen e së martës dhe ditën e mërkurë fusha të presionit të ulët me masa më të freskëta nga Atlantiku, pritet të shtrihen mbi rajon, që favorizojnë mot më të freskët pas këtyre ditëve me vapë verore. Të mërkurën mundësi edhe për reshje shiu.

Indeksi i rrezeve UV ngel në vlera shumë të larta. Kujdes në orët e mesditës, duke iu shmangur qëndrimit më të gjatë në diell.

1.08 – Jo shumë nxehtë. Vransira dhe diell. Nga mëngjesi mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Ditën reshjet do të pushojnë. Në mbrëmje kthjellime.

2.08 – Mbetet nxehtë, kthjellët dhe me diell.

3.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.

4.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite më vonë vransirat në shtim, e në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu.

5.08 – Më freskët, kryesisht me vransira. Që herët në mëngjes priten reshje të dobëta shiu, ditën me mundësi edhe për bubullimë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri në 18C, ndërsa maksimalet në fundjavë zbresin në 29C, e fillim të javës rriten deri në 33C. Ditën e mërkurë do të pësojnë një rënie të ndjeshme deri në 22C.

Era do të fryejë mesatare kryesisht nga veriu dhe verilindja 5-12m/s.

Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale, e ditën e martë edhe nën këto vlera.

Image

(Kosova Sot Online )