Ndahet nga jeta nëna e kryeministrit, Rama: Prehu në paqe mam

  • E.K /
  • 01 August 2020 - 10:24
Ndahet nga jeta nëna e kryeministrit, Rama: Prehu në paqe mam

Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e ka ndarë vetë Rama me një postim të bërë në faqen e tij në Facebook.

“Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”- shkruan Rama.

Mesazhi i Rames

Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam.

(Kosova Sot Online)