Mustafa i falenderon ata që i dëshiruan shërim, lutet për familjet e atyre që i dëshiruan vdekjen

  • E.K /
  • 01 August 2020 - 11:03
Mustafa i falenderon ata që i dëshiruan shërim, lutet për familjet e atyre që i dëshiruan vdekjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

Ai ka falenderuar të gjjthë ata që janë lutur për shëndetin e tij, derisa ka thënë edhe disa fjalë për ata që i kanë uruar vdekjen.

“Miq të nderuar, kishte edhe të tillë që i duartrokitën sëmundjes time e që uruan vdekjen time. Pati të sojit që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale e ma tmerruan një pjesë të familjes e cila nuk ishte në rrjedhë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodhë. Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë ështe që tjetërkush vendosë për jetën tonë, ndërsa me disa merret drejtesia”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë të prekur me këtë sëmundje dhe u ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur të afërmit.

 

Miq të nderuar Dua te ndaj me ju lajmin se kam rezultuar negativ, pas perballjes me Covid-19. Kam nderin të falënderoj...

Publiée par Isa Mustafa sur Samedi 1 août 2020

(Kosova Sot Online)